Mesazh për kryeministrin

Jakup-Krasniqi-637x424Jakup Krasniqi: Qeveria duhet ta ndërpresë çdo formë të shantazhit, kërcënimit dhe joshjes se njerëzve të opozitës për vende te punës (zv.ministra e diplomaci).

Ish kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është rikthyer te një konferencë për media e para pak ditësh, kur Nisma për Kosovën tha se se qeveria e Kosovës së varfër, ka kabinetin më të madh qeveritar në Evropë, po përgatitet të ketë një numër enormë te zëvendësministrave, numër që nuk e gjen në asnjë kabinet tjetër qeveritar në botën demokratike. “Se nga kjo përbërje e kabinetit qeveritar do të shpenzohen shuma të mëdha të parasë publike. Është e qartë, shteti ynë nuk e ka luksin të shpenzojë shuma të mëdha të parasë publike për salltanetet e qeveritarëve të shumtë e të panevojshëm. Situata ekonomike dhe politike në vend, e sidomos ikjet e qytetarëve për një jetë më të sigurt e të dinjitetshme, është duke trokitur fuqishëm në ndërgjegjen e çdo qeveritare (te koalicionit të madh qeverisës), për një qeverisje ekonomike në shërbim të qytetarëve, në mënyrë që atyre tu kthehet shpresa dhe besimi i humbur me të drejtë, tek njerëzit që po qeverisin me Kosovën”, ka shkruar Krasniqi në një opinion të tij. Sipas tij, është në obligimin e këtij koalicioni qeverisës që një herë e mirë t’i depolitizojë të gjitha shërbimet publike (arsimin, shëndetësinë e policinë) dhe administratën shtetërore, nga politizimi i skajshëm, pasi Kosova dhe buxheti i saj është i të gjithë qytetarëve të Kosovës e jo vetëm i fanatikëve të partive politike te koalicionit (shpeshherë pa përgatitjen e duhur intelektuale e profesionale). “Kështu ky koalicion qeverisës duhet ta ndërpres çdo formë të shantazhit, kërcënimit dhe joshjes se njerëzve të opozitës për vende te punës (zv.ministra e diplomaci). Ata duhet ta ndërprenë çdo formë te pazareve për blerjen e njerëzve te opozitës me parat publike! Me këto veprime, ju edhe mund ta zgjidhni problemin e ndonjë profiteri apo edhe hallin e ndonjë individi, por kurrë jo problemet që jeni te thirrur t’i zgjidhni, pasi ato janë tepër komplekse për rezonin tuaj politik, intelektual, atdhetar e profesional”, ka shkruar Krasniqi. Qeveritarët e koalicionit qeverisës, gjithë angazhimin e tyre politik, gjithë angazhimet e parasë publike, gjithë përgjegjësitë e tyre profesionale, intelektuale e politike, sipas Krasniqit, duhet t’i orientojnë në krijimin e kushteve, për ndaljen e trendit te ikjes se qytetarëve nga Kosova. “Kjo është çështja kryesore sot! Ky është obligimi i tyre kushtetues, ligjor e përfaqësues. Natyrisht që ky trend nuk ndalet pa politika të qarta programore e zhvillimore, te cilat po i mungojnë Kosovës që 15 vjet. Ne këto politika duhet të përqendrohet Kryeministri dhe vartësit e tij te koalicionit, e jo në pazaret e cekura politike (pazare xhambazësh), pasi ato pazare mund vetëm ta zgjasin agonin e keq qeverisjes në Kosovë ( për çka si duket është formuar ky koalicion), por nuk zgjidhin asnjë problem evident i qytetarëve tanë”. “Ju, krerët e institucioneve te Kosovës, si dhe vartësit e juaj, duhet ta ushtroni e edukoni mënyrën e komunikimit me qytetarët, pasi ju keni obligime për kualitetin e jetës së tyre. Ata e kanë edhe të drejtën që të janë edhe “shigjetarë të lirë”! Juve u mungon ky komoditet”.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: