Hajri i Rrushti të Thatë
Rrushi ka një sërë dobish për shëndetin, por erdhe rrushi i thatë nuk mbetet pas në këtë drejtim. Një studim i fundit amerkan ka zbuluar vetitë e tij për shëndetin. Rrushi ka një sërë dobish për shëndetin, por erdhe rrushi i thatë nuk mbetet pas në këtë drejtim. Një studim i fundit amerkan ka zbuluar vetitë e tij për shëndetin. Bëhet fjalë për një studim të bazuar në 80 kërkime të ndryshme, nën drejtimin e Ashley R. Waters i Eastern Illinois University, në Illinois të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i publikuar në revistës “Journal of Food Science”. Ekipi i studiuesve zbuloi se si përmes konsumit të rrushit të thatë ulej rreziku për tu prekur nga sëmundje kardiake, nga diabeti por gjithashtu mbroheshin dhëmbë nga kariet. Kjo pasi rrushi i thatë luan rol mbrojtës ndaj Steptococcus mutans, bakter përgjegjës për kariet e dhëmbëve, falë pranisë së një numri të madh antioksidantësh, në mesin e tyre resveratroli. Efekti më i rëndësishëm i rrushit të thatë bazuar në studimin e kryer, rezultoi se ka të bëjë me kontrollin e sheqerit në gjak, pasi parandalon diabetin dhe ndihmon për të humbur peshën e tepërt. Studiuesit këshillojnë se në vend të ushqimeve të ndërmjetme mes vakteve, të konsumohet rrush i thatë, i cili cilësojet si një ushqim i shëndetshëm.