Të martën fillon greva në arsim

20150110140313863620Të martën ora e parë e të dy ndërrimeve në të gjitha shkollat e Kosovës nuk do të mbahet. Kështu ka vendosur Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Greva do të mbahet në shenjë proteste për mos zbatimin e 4 pikave të Kontratës Kolektive. Kështu është vendosur të shtunën në takimin e Këshillit Drejtues të SBASHK-ut nga e cila doli vendimi unanim për të filluar grevën në orët e para të mësimit. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se një vendim i tillë u mor për shkak se nuk dihet sigurt ende nëse do të implementohet Kontrata Kolektive në sektorin e arsimit. Kjo gjë sipas tij do të merret vesh në pagën e parë të janarit dhe deri atëherë pasi që asgjë nuk është e sigurt do të fillohet me veprime sindikale. “Kryesia e SBASHK-ut dhe unë si kryetar mendoj se veprimet e përshkallëzuar sindikale t’i fillojmë në ditën e martë, duke respektuar Konventat ndërkombëtare dhe vendore të mos punohet në shenjë të reagimit në mbrojtje të kontratës, të mos punohet ora e parë e paradites dhe ora e parë e pasdites, është fjala për të martën me 13 janar. Do t’i merrni nga SBASHK-u lajmërimet që të jenë unike në tërë Kosovën”, tha Jashari. Sipas tij nëse edhe pas kësaj nuk veprohet asgjë nga Qeveria për zgjidhjen e këtyre katër pikave, deri të enjten, më 22 janar do të mbahet grevë në dy orët e para të paradites dhe pasdites. E nëse as atëherë nuk do të ketë ndonjë reflektim nga ana e qeveritarëve Këshilli Drejtues ka bërë të ditur se të premten me 30 janar të mbahet grevë e përgjithshme një ditore. Ai ka paralajmëruar se nëse pas janarit, kjo kontratë nuk përmbushet atëherë do të shkojnë me greva të përgjithshme. “Deri me këtë datë do t’i kemi nëpër shkolla listat e pagave dhe do ta shohim realitetin konkret dhe po iu paralajmëroj që pas këtij hapi që ne po i quajmë si veprime të buta, pra një orëshe, të enjten dy orëshe dhe të premten e 30 janarit të shkojmë me grevë një ditore, nëse nuk reflektohet atëherë SBASHK-ut nuk i mbetet gjë tjetër por pas kësaj date, pasi që i shohim listat dhe e shohim realitetin konkret atëherë Këshilli Drejtues mblidhet në një mbledhje të jashtëzakonshme, apo i mbledhim vetëm kryetarët e komunave me autorizim që ua japin kolegët e tyre dhe atëherë nuk na mbetet tjetër përveç se të shkojmë në grevën e përgjithshme”, tha ai. Katër pikat e parealizuara deri më tash nga Kontrata Kolektive janë shujta- 2 euro për çdo ditë pune, kompensimi prej 0,5 përqind për çdo vit të shërbimit, kompensimi prej 70 përqind për biletat e udhëtimit për mësimdhënësit me rastin e pensionimit dhe tri paga mesatare për mësimdhënësit me rastin e pensionimit. Kontrata Kolektive është nënshkruar në mars të vitit të kaluar dhe përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Kosovës në atë kohë kishin theksuar se do të jenë garantues të zbatimit të kësaj marrëveshjeje dhe se do të sigurojnë përmbushjen e të drejtave, që iu takojnë punëtorëve./rtklive/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: