Ilir Deda i kundërpërgjigjet Isa Mustafës
Ilir Deda: Isa Mustafa në vend se të kërkojë argumente të paqena, dhe të tentojë t’ia ndalojë Mimozës e Shpendit fjalën, më mirë e ka ta nënshkruajë vendimin për shkarkim të Jabllanoviqit.
Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda, i është kundërpërgjigjur deklaratës së më hershme të Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, i cili reagoi ndaj kritikave të bëra së fundmi në drejtim të Ministrit Jabllanovic, duke thënë se nuk është aspak e nevojshme që të zhvillojmë fushatë ndaj tre anëtarëve të komunitetit serb që janë pjesë e qeverisë Deda tha se Kryeministri Mustafa do të duhej të nënshkruajë vendimin për shkarkimin e Jabllanoviqit, e jo të kërkonte arsyetime për të, duket tentuar t’ua mbyll gojën edhe të tjerëve. “Isa Mustafa në vend se të kërkojë argumente të paqena, dhe në vend se të tentojë t’ia ndalojë Mimozës e Shpendit fjalën, më mirë e ka ta nënshkruajë vendimin për shkarkim të Jabllanoviqit, dhe me vepër të tregon se nuk lejohet ofendimi i familjarëve të viktimave të luftës në Gjakovë”, ka shkruar Deda në Facebook.