Steinmeier përgëzon Thaçin për arritjet e Kosovës

fotoZëvendëskryeministri, Hashim Thaçi, njëherësh edhe ministër i Punëve të Jashtme është përgëzuar për arritjet e deritashme të Republikës së Kosovës nga homologu i tij gjerman, Fran-Walter Steinmeier.

Ai përmes një letre personale drejtuar Thaçit, në të cilën i ka uruar për zgjedhjen e tij në krye të diplomacisë kosovare, ka shprehur mirënjohje për punën e tij si kryetar i delegacionit negociues për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe afrimin me Bashkimin Evropian, për integrimin në strukturat rajonale e në institucionet ndërkombëtare dhe për përparimet mbresëlënëse të Republikës së Kosovës.

“Ju siguroj se Gjermania, si partner dhe mik i besueshëm i Kosovës, edhe më tej do ta mbështesë fuqishëm vendin tuaj. Gëzohem që t’i zgjeroj më tej marrëdhëniet intensive midis dy shteteve tona, nëpërmjet një bashkëpunimi të mirë dhe besimplotë”, i ka shkruar ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Walter Steinmeier, homologut të tij kosovar.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: