Buxheti në dorë të presidentes

Atifetja-700x465Nëse presidentja e vendit Atifete Jahjaga e nënshkruan ligjin për buxhetin, atëherë i njëjti pritet te hyjë në fuqi me se largu deri në fund të këtij muaj.
Pas dekretimit nga presidentja, ligji përcjellët për në Gazetën Zyrtare, ndërsa për të hyrë në fuqi duhen kaluar 15 ditë, transmeton Gazeta Tribuna.
Por ky ligj është duke u përcjell me pakënaqësi të sindikatave, e veçanërisht nga ajo e Arsimit, e cila po insiston në rritjen e pagave te mësimdhënësve, në të kundërtën ka paralajmëruar se do të hyjë në grevë.
Po ashtu mbetet e paqartë nëse do t’iu rritet paga prej 0.5 për qind për çdo vit përvojë pune, e cila është e përcaktuar me kontratën kolektive, kontratë kjo e cila është pezulluar.
Njohësi e ekonomisë, Lekë Musa, vlerëson se duhet të shqyrtohet e tërë kontrata kolektive, pasi sipas tij, ajo nuk mund të zbatohet pjesërisht. “Kontrata kolektive nuk mund të zbatohet vetëm një pjesë, ndërsa pjesa tjetër mos te zbatohet, si p.sh, pjesa e shujtës etj”, ka thënë Musa. Ai ka thënë se zbatimi i kontratës kolektive pjesërisht nuk ka bazë ligjore dhe si e tillë është e pazbatueshme.
Ndryshe, ditë me parë deputetët e Kosovës me shumicë votash miratuan buxhetin i cili sillet afërsisht 1. 6 miliardë euro, që sipas Qeverisë, paraqet një rritje prej 8.1 për qind në krahasim me buxhetin e vitit të kaluar. Por më këtë buxhet opozita në vend është shprehur pakënaqur duke e cilësuar atë si buxhet të thellimit të varfërisë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: