ISIS: E kemi nisur me Francën, e vazhdojmë në Britani dhe SHBA
Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmet terroriste në Paris dhe ka kërcenuar se Britania e Madhe dhe SHBA-të janë caqet e radhes.
“E kemi nisur operacionin në Francë, për të cilin marrin përgjegjësi. Nesër do të ndodh në Britani, Amerikë dhe vende tjera”, ka thënë kleriku islamik dhe njëri nga liderët e ISIS-it, Abu Saad al Ansari në qytetin irakian, Mosul, të cilin e kontrollon ISIS-i, raporton e përditshmja izraelit “Haaretz”, transmeton Indeksonline.
“Ky është mesazh për të gjithë vendet që marrin pjesë në koalicionin e udhëhequr nga SHBA-të e cila po vret pjesëtarët e ISIS-it”, ka kërcenuar ai. /Indeksonline/