Kalo te lënda

Tri incidente zjarri brenda ditës

DSC_1193-700x465Tri raste të zjarreve kanë ndodhur brenda njëzetekatër orëve të fundit në Kosovë. 

Djegia e mobilierisë në Shkabaj të Obiliqit, një shtëpi në Bërnicë e Poshtme të Prishtinës dhe një shtëpi tjetër në Mitrovicë janë raportuar si incidente zjarri nga Policia e Kosovës, raporton Gazeta Tribuna.

Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale nuk është raportuar për persona të lënduar.

Policia e Kosovës është duke hetuar të tri rastet për të gjetur shkaktarët e zjarrit./Gazeta Tribuna/

Lini një koment