Bukoshi: Jablanovic hajvanit t’i tregohet vendi

bujar_bukoshi_2-700x404Bujar Bukoshi mendon se duhet t’i tregohet vendi Ministrit Aleksandar Jablanovic, i cili i ka fyer rëndë qytetarët e Gjakovës teksa po refuzonin viztën e pelegrinëve serbë atje me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.

Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës i ka quajtur “egërsira” familjarët e personave të zhdukur shqiptarë.

“Kjo është festë e shenjtë dhe e madhe. Egërsirat që i parandaluan serbët për të ardhur në shtëpitë e tyre të djegura, nuk do t’i shërbejnë askujt”, është shprehur Jablanovic.

Duke folur për Politiko.net, Bujar Bukoshi ka kërkuar që kjo gjë duhet t’i përmendet Serbisë dhe Brukselit dhe se ndërhyrjet e Serbisë duhet të jenë të patolerueshme.

“Mjafton që këtij Ministri hajvan t’i tregohet vendi, se gjakovarët nuk janë egërsira. Natyrisht, është vështirësia jonë që Serbia ende nuk e ka filluar këndelljen e saj”, ka deklaruar Bukoshi për Politiko.net.

“Kjo duhet që gjithkund t’i përmendet edhe Serbisë, edhe Brukselit, pa na ardhur asnjë fije keq, pa e prishur politikën korrekte, por t’i rikujtohet në vazhdimësi, me qëndrimin konstruktiv”.

“Është e vërtetë që Qeveria e Serbisë po i fut hundët në Kosovë. Kjo duhet të jetë e patolerueshme dhe mund t’i shkatërrojë të gjitha proceset që deri tash janë arritur me vështirësi”.

Ndaj deklaratave të liderit të Listës Serbe ka reaguar edhe Ramush Haradinaj. Kreu i AAK’së ka kërkuar nga Jablanovic që t’u kërkojë falje nënave të familjarëve të të zhdukurve dhe të tërhiqet nga kjo deklaratë.

Qeveria e Kosovës nuk është deklaruar ende për deklaratat e Ministrit të saj, Aleksandar Jablanovic.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: