Kalo te lënda

Shpend Ahmeti akuzohet për shkelje ligji dhe nepotizëm (Foto)

ldk-ja-do-t-rsquo-i-p-euml-rgjigjet-shpendit-me-kund-euml-r-padi-dokument_hdLidhja Demokratike e Kosovës, e ka akuzuar komunën e Prishtinës, dhe kreun e saj, Shpend Ahmeti, për shkeljet drastike të Ligjeve në fuqi, duke kërkuar në këtë mënyrë përgjigje për disa raste të caktuar.

Këto shkelje ata thonë se do ia dërgojnë patjetër prokurorisë. Madje, zbatimi i ligjit, sipas LDK-së, do të kërkohet nga prokuroria pikërisht për disa lëndë që kohë më parë u arrestuan inspektorët e Komunës së Prishtinës.

 

 

“Z. kryetar, a jeni të informuar nga vartësit thuaj për shkeljet ligjore me rastin e lëshimit të lejeve ndërtimore me veprim retroaktiv gjë që është në kundërshtim të plotë me Ligjin për ndërim nr. 06/L- 110 sepse, me asnjë dispozitë të këtij ligji nuk parashihet mundësia e lëshimit të lejeve ndërtimore për objekte të filluara së ndërtuari apo para përfundimit të tyre, sepse, leja ndërtimore lëshohet për ndërtim e jo për objekt të ndërtuar”, kanë bërë të ditur grupi i asamblistëve në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Sipas tyre, skandaloze mbetet fakti ngase Komuna ka lëshuar leje ndërtimi me veprimmretroaktiv për ‘dosjet’ që vetë i kanë dërguar në prokurinë e shtetit, për të cilat janë lëshuar edhe vendime për rrënim nga ku edhe për mos zbatim të tyre i tërë stafi i inskecionit për ndërtim është arrestuar mbi këtë bazë. “Si është marrë ai guxim dhe nga aspekti i zhvillimit të hetimeve nga prokurori i shtetit ku veprat për të cilat akuzohen ish-inspektorët, tani është ndryshuar me pajisjen me leje dhe zhvillimin e punimeve në ato objekte. Si është e mundur që të lejohet vazhdimi i punimeve më këto ndërtesa, pa procedurën e mbikëqyrjes së tyre dhe pa shënimin e protokolleve për secilën fazë të ndërtimit”, shtron pyetjen LDK-ja. /Zëri/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: