VV, Mustafës e Thaçit: Shkoni në Hungari, përjetoni dramën e qytetarëve

vv-mustaf-euml-s-e-tha-ccedil-it-shkoni-n-euml-hungari-p-euml-rjetoni-dram-euml-n-e-qytetar-euml-ve_hdLëvizja Vetëvendosje kërkoi prej kryeministrit, Isa Mustafa dhe prej ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi që të udhëtojnë menjëherë për në Hungari, të vizitojnë kampet me refugjatë nga Kosova, dhe të interesohen për mirëqenien e tyre.

Lëvizja Vetëvendosje po ashtu kërkoi nga qeveritarët që të vizitojnë vendkalimet kufitare legale dhe ilegale mes Hungarisë dhe Serbisë, dhe atje le të zbresin gjysmë ore prej xhipave të tyre të rehatshëm, për të përjetuar sadopak atë që ndjejnë nënshtetasit e tyre.

“Lajmi që morëm mbrëmë, e për të cilin të gjithë shpresojmë të jetë i pavërtetë, për vdekjen e një bashkatdhetarit tonë nga acari ndërsa kapërcente kufirin e Hungarisë me Serbinë, ka qenë thellësisht tronditës për ne, ashtu siç do të ketë qenë për cilëndo qenie që e përjeton njerëzisht dramën që po luan mjerimi në Kosovë. Varfëria është ulur këmbëkryq mes nesh, dhe bëhet edhe më e padurueshme karshi pasurisë të pamasë dhe të pajustifikueshme të një grushti uzurpatorësh, banditësh e kriminelësh, të cilët fatkeqësisht janë në qeveri”, thuhet në reagim.

Tej kësaj, është e domosdoshme të përmendim se përgjegjësinë direkte për këtë ngjarje tragjike e mban Qeveria.

“Së pari për arsyen se gjendjen në këtë pikë e kanë sjellë pikërisht ato forca që e përbëjnë këtë qeveri ‘të re’, pasi janë të njëjtat që kanë qenë në secilën qeveri të vjetër. Së dyti për arsyen se, me perspektivën që paraqiti së fundmi në buxhetin e saj, nuk ka mbërritur të ngjallë asnjë fije shprese për përmirësim. Fajtorët për mungesën e zhvillimit ekonomik dhe të punësimit, për mosluftimin e varfërisë dhe pabarazisë në shoqëri, tashmë janë bërë bashkë dhe haptazi janë zotuar se do ta trashin zullumin!”, vlerëson Vetëvendosje.

Sipas kësaj Lëvizje, humbja e jetës së një qytetari në kushte e në rrethana të tilla është çmimi më i shtrenjtë që populli i Kosovës paguan për orientimin e gabueshëm të parave tek asfalti i shtrenjtë i Bechtelit, apo edhe për reklamat e shtrenjta të Saatchi&Saatchi në të cilat vihemi në lojë vetë ne. /Telegrafi/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: