Qeveria do t’i ketë rreth 50 zëvendësministra

qeveria-do-t-rsquo-i-ket-euml-rreth-50-z-euml-vend-euml-sministra_hdQeveria e Isa Mustafës, në kabinetin e saj do të numëroj hiq më pak se 50 zëvendësministra, që i bie më shumë se dyfishi i numrit të ministrave.

Dy partnerët në koalicion, PDK dhe LDK tashmë janë pajtuar që të propozojnë nga një zv/ministër në secilën ministri.

<!– BEGIN JS TAG – telegrafi.com – telegrafi.com-300×250 – 300×250

Kësisoj, PDK do të këtë 21 zv/ministra, aq sa do të këtë edhe partia e Isa Mustafës, LDK.

Hisen e tyre në këto pozita, do të kenë edhe minoritetet, duke shtuar kështu numrin e zv/ministrave në hiq më pak se 50 sosh. Në përllogaritje të thjeshtë, i bie që secili nga 19 ministrat që drejtojnë resorë të caktuar, hiq dy ministrat pa portofol, të kenë nga tre zv/ministra.

Ky numër është konfirmuar edhe nga burimet e Gazetës Tribuna. Sipas tyre, ditëve në vijim pritet zyrtarizmi i tyre.

E gjithë kjo shtyrje, sipas këtyre burimeve, po bëhet për shkak të presioneve të mëdha nga njerëzit e këtyre dy partive për këto poste. Një ditë më herët shefi i Qeverisë, Isa Mustafa ka reaguar ndaj kritikave që po i bëhen rreth madhësisë së kabinetit qeverisës duke thënë se “edhe pse jemi shtet i vogël, ky shtet duhet të ketë gjymtyrët e tij”. /Telegrafi/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: