Kalo te lënda

“Srpska” s’mund ta pengojë formimin e Ushtrisë

ldquo-srpska-rdquo-s-rsquo-mund-ta-pengoj-formimin-e-ushtris-euml_hdEnde nuk dihet nëse Lista “Srpska” do ta mbështes ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës me qëllim të shndërrimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK). Megjithatë sipas ekspertëve të çështjeve kushtetuese, Kosova mund të ketë Ushtri edhe pa ndryshimin e Kushtetutës.

Sipas tyre, në rast se serbët në Kuvend nuk e përkrahin ndryshimin e Kushtetutës, atëherë formimi i Ushtrisë së vendit mund të bëhet vetëm përmes ndryshimit të disa ligjeve, ndryshime këto që do t’i mundësonin FSK-së transformime organizative, strukturale e funksionale.

Në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, FSK-së është forcë kombëtare e sigurisë dhe mbron qytetarët e vendit.

“Neni 126 [Forca e Sigurisë e Kosovës]

1. Forca e Sigurisë e Kosovës është forcë kombëtare e sigurisë për Republikën e Kosovës, dhe mund të dërgoj pjesëtarët e saj jashtë vendit në përputhje të plotë me përgjegjësitë e saj ndërkombëtare.

2. Forca e Sigurisë e Kosovës mbron qytetarët dhe komunitetet e Republikës së Kosovës në bazë të kompetencave të përcaktuara me ligj”.

Profesori universitar, Riza Smaka, ka thënë se mund të pritet që Lista “Srpska” të bëjë kushtëzime me kërkesat e saj për fuqizimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, përkitazi me modifikimet kushtetutare për të krijuar bazë juridike për aktin ligjor me të cilin do të transformohej FSK-ja në FAK.

Edhe profesori, Mazllum Baraliu ka vlerësuar se Lista Serbe mund të kundërshtojë shndërrimin e FSK-së në FAK, mirëpo edhe Baraliu ka thënë se vendi mund të ketë Ushtri pa ndryshime kushtetuese.

“Mund të bëhet ndryshimi, avancimi dhe modifikimi i emrit, strukturës dhe pozitës së FSK-së edhe pa ndryshime kushtetuese, pra përmes ligjeve. Por, ata që ishin në pushtet mandatin e kaluar dëshironin që ta bënin më atraktive çështjen transformimit të FSK-së, për shkak të zgjedhjeve, duke menduar se ajo do të sjell më shumë vota, por edhe për çështje të veta strategjike, duke siguruar edhe përkrahje për çështje tjera, si formimi i Gjykatës Speciale”, ka potencuar Baraliu.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: