Përfshihet nga zjarri fabrika e drurit në Shkabaj
Fabrika e drurit në Shkabaj është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Përfshirjen nga zjarri të kësaj fabrike e ka konfirmuar për Indeksonline edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënsi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i ka thënë portalit se njësitet e policisë së Kosovës tashmë kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe e kanë bërë sigurimin e vendit.
Ndërkaq zyra për informim e zjarrëfikësve të Kosovës ka thënë për Indeksonline se shkaqet e zjarrit ende nuk dihen dhe se njësitet e zjarrëfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta fikur zjarrin./