Jakup Krasniqi: U takova me Kurtin, por nuk do të kaloj në Vetëvendosje!
Ish kryeparlamentari Jakup Krasniqi nuk e ka ndërmend ta braktisë partinë të cilën e themeloi së bashku me Fatmir Limajn, Nismën për Kosovën.
Krasniqi ka mohuar lajmin në një portal se ai do ti bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje.
“Jo ky është spekulim, nuk e kam ndërmend ta braktisi Nismën”, tha Krasniqi për Indeksonline.
Mirëpo ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, thotë se është takuar sot me liderin e Lëvzjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, por se sipas tij, ky takim ka qenë thjesht për të biseduar për hapat e mëtejmë që do të ndërmarë opozita.
“Po une takohem me të gjithë liderët e partive politike. Edhe me Kurtin jam takuar sot për të biseduar rreth çeshtjeve të opozitës”, ka thënë Krasniqi./Indeksonline/