Matoshi: Qytetarët e Kosovës s’ka kush ti qajë!
Analisti politik, Halil Matoshi, thotë se qytetarët e Kosovës nuk ka kush ti qajë në të zi, e as ti gëzoj në ditë mira.
Matoshi në një prononcim për Indeksonline, mos reagimin e institucioneve të Kosovës në lidhje me rastin e qytetarit kosovar, Ali Fetahut I cili vdiq në Hungari nga të ftohtit, e ka parë si mos përfillje ndaj qytetarit të saj.
Ai thotë se kjo qeveri është egërësisht e keqe, derisa thotë se qysh në fillimin e krijimit të saj, kjo qeveri ka treguar se nuk është e shqetësuar për qytetarët e saj.
“Është për të ardh keq se në cfarë gjendje ka ardhur qytetari i Kosovës, është për të ardhur keq se në këtë vend nuk ka askush kush me të qajtë as në të zi, e lere më në momente më të gëzuara”.
“Bash në ditët kur është krijuar qeveria e re, një qytetar e kishin ngrenë një qen dhe qrveria s’do të reagonte, po të mos ishte presioni i medias. Ndërsa sot, nuk e shohin të udhës që të dëshmojnë se janë të shqetësuar për të qajt hallin e qytetarit, është egërsisht e keqe”, ka thënë analisti Matoshi për Indeksonline.