Qeveria e Kosovës shprehet e tronditur me sulmin terrorist në Paris
Qeveria e Republikës së Kosovës përmes një deklaratë ka dënuar sot sulmin që ka ndodhur në selinë e një gazete satirike në Paris.
“Qeveria e Republikës së Kosovës është thellësisht e tronditur me aktin e sotëm terrorist në Paris të Francës. Qeveria e Republikës së Kosovës dënon në mënyrën më të fuqishme këtë akt barbar dhe qyqar ndaj qytetarëve francezë, policisë dhe gazetarëve. Në këto momente të rënda, ne shprehim ngushëllimet më të sinqerta, dhe sigurojmë që populli i Kosovës qëndron pranë popullit francez në luftën kundër terrorit, dhe në mbrojtje të vlerave të lirisë”.