Edhe Selman Rushdie kërkohet ‘i gjallë apo i vdekur’: Ja ç’thotë për sulmin ndaj gazetës ”Charlie Hebdo”

fotoShkrimtari i njohur indian Salman Rushdie por që jeton në Londër, i cili në vitin 1989 është akuzuar për blasfemi kundër Islamit me librin e tij “Vargjet Satanike”, ka shprehur keqardhje për sulmin barbar ndaj gazetës franceze.

Ai sot ka shprehur solidaritetin e tij me revistën satirike franceze ”Charlie Hebdo”, pas sulmit të armatosur ku humbën jetën 12 persona mes tyre gazetar dhe karikaturist që ofenduan profetin Muhamed si dhe Islamin në përgjithësi, transmeton TetovaSot.

“Besimi, një formë mesjetare të mosarsyes, kur kombinohet me armatim modern shndërrohet në një kërcënim real për liritë tona. Ky totalitarizëm fetar ka shkaktuar një mutacion vdekjeprurëse në zemër të Islamit dhe këtë e pamë sot në pasojat tragjike në Paris. Unë qëndroj me Charlie HEBDO, ashtu siç duhet të jemi të gjithë, për të mbrojtur artin e satirës, i cili ka qenë gjithmonë një forcë për liri dhe kundër tiranisë, pandershmërisë dhe marrëzisë. “Respekti për religjion” është bërë një frazë që do të thotë ‘frikë nga feja’. Fetë, si të gjitha idetë e tjera, meritojnë kritika, satirë, dhe, po, mungesë respekti tonë të patrembur”, deklaroi shkrimtari i lindur në Bombej në faqen e tij në Facebook.

Në vitin 1989 lideri shpirtëror iranian, Ajatollahu Khomeini, nxori një dekret fetar që e shpallte Rushdie mohues të fesë dhe që e dënonte me vdekje për blasfemi kundër islamit në librin e tij ”Vargjet Satanike”.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: