Trotuaret e Prishtinës “shndërrohen” në akull (Foto)
Reshjet e vazhdueshme të borës, kanë bllokuar rrugë të ndryshme të kryeqytetit, dhe shumë prej tyre mund të kalohen me vështirësi.
Ajo që po brengos qytetarë të shumtë, janë edhe trotuaret e mbuluara nga bora, të cilat janë “shndërruar” në akull, e që paraqesin rrezik.
Nga ana e tyre, zyrtarët komunalë thonë se për mirëmbajtjen e rrugëve, janë duke u përkujdesur kompanitë që janë përzgjedhur për mirëmbajtje gjatë sezonit dimëror.
Fotot e mëposhtme, dëshmojnë që trotuaret e Prishtinës, janë lënë anash, të cilat nuk janë pastruar qoftë edhe njëherë, nga kompanitë që e kanë këtë detyrë./Indeksonline/