Tentojnë të fusin dy telefona në Dubravë përmes tortës
Në Qendrën Korrektuese të Dubravës, dy persona janë arrestuar më datën 31 dhjetor të vitit që lamë pas pasi kanë provuar që të fusin në këtë institucion dy telefona celularë.
Sipas Policisë së Kosovës, të njëjtit kanë shkuar në qendrën korrektuese të Dubravës për ta vizituar një familjar të tyre i cili gjendet në vuajtje të dënimit.
“Me këtë rast, të njëjtit kanë tentuar që t’ia japin dy telefona celularë përmes një torte në brendësi të së cilës kishin vendosur dy telefona celularë”, njofton Policia, raporton Koha.net.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe më pas me vendim të prokurorit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.