Rektorati: Llogaritje e pasaktë për të ardhurat e rektorit

rektorati-llogaritje-e-pasakt-euml-p-euml-r-t-euml-ardhurat-e-rektorit_hdRektori i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu ka reaguar ndaj shkrimit “Rektori Zejnullahu realizon 60 mijë euro në vit”.

Më poshtë mund ta gjeni sqarimin e plotë të rektorit Zejnullahu.

<!– BEGIN JS TAG – telegrafi.com – telegrafi.com-300×250 – 300×250

“Shkrimi i Kohës Ditore i datës 6 janar 2015 lidhur me realizimin e të ardhurave të menaxhmentit të UP –së, që në titull bën llogaritje të pasaktë për të ardhurat vjetore të Rektorit. Menaxhmenti i Rektoratit, ashtu si secili profesor i UP-së, merr pagën bazë dhe mbinormën, dhe për pozitën në rektorat merr një shtesë të përcaktuar me rregullore (Rektori merr shtesë mujore prej 500 eurosh ndërsa prorektorët prej 450 eurosh).

Rektori Zejnullahu ndërkaq ka hequr dorë nga mbajtja e mësimit dhe është përcaktuar që të mos e marrë mbinormën prej 600 eurosh. Ai po ashtu është përcaktuar të mos shfrytëzojë shumën e paraparë për reprezentacione prej gjithsej 1000 eurosh, dhe as mbushjet telefonike në shumën e 250 eurove. Rektori dhe prorektorët janë përcaktuar, për dallim nga praktikat e deritashme në Rektoratin e UP-së, të mos marrin shtesa nga aktivitetet e realizuara në emër të projekteve ndërkombëtare, komisioneve, apo në emër të regjistrimit të studentëve.

Kur rrogës bazë të Rektorit i shtohet kompensimi për punën në Rektorat, si dhe dhe kompensimi për Këshillin Drejtues të AKM-së (program ky në të cilin disa nga menaxhmenti janë angazhuar në procesin mësimor e të tjerët në Këshillin Drejtues, ku në mbledhjen e fundit Rektori e përgjysmoi kompensimin për këtë këshill), atëherë rroga e tij mujore bruto arrin vlerën prej 2409 erosh . Rrjedhimisht, kalkulimi vjetor për rrogën e Rektorit në UP nuk arrin as gjysmën e shumës së cekur nga Koha Ditore prej 60 mijë eurosh. Kalkulimi vjetor është bërë pa marrë parasysh faktin se menaxhmenti i Rektoratit ka marrë detyrën në tetor të vitit 2014. Për më shumë, Koha Ditore i ka përfshirë në të ardhurat e Rektorit edhe honararet autoriale të Rektorit për 32 tekste shkollore. Kjo është një veprimtari e karrierës profesionale, që rrejshëm është prezantuar si “shfrytëzim i pozitës për të realizuar të ardhura të mëdha nga Universiteti”, duke u interpretuar qëllimshëm nga gazetari me qëllim të manipulimit të opinionit publik.

Lidhur me pagesat e muajit dhjetor 2014 për menaxhmentin e UP-së, ashtu si dhe është sqaruar më parë nga UP-ja, honorarët e realizuara gjatë gjithë vitit akademik paguhen me një ose dy kiste, dhe jo në mënyrë të rregullt gjatë gjithë vitit, gjë që nuk pasqyron të hyrat mujore reale. Situatë e ngjashme shfaqet edhe me të ardhurat e menaxhmentit të njësive akademike të UP-së dhe me profesorët që kanë punë shtesë, si për shembull: mentorimi i kandidatëve për nivele të tri cikleve të studimeve, provimet pranuese e të tjera.

Pikërisht për të vendosur rendin në mënyrën e angazhimit të profesorëve të UP-së dhe për të rritur cilësinë dhe transparencën në UP, Rektori ka marrë vendim të mos lejojë më shumë se një punë të rregullt dhe një angazhim shtesë, që u ka pamundësuar një numri individësh të përfitojnë pa punuar si mësimdhënës të rregullt në UP, duke figuruar si të tillë dhe njëkohësisht duke pasur angazhime në disa vende të tjera të punës.

Rektori dhe prorektorët, në momentin e emërimit të tyre në pozitat menaxheriale në Rektorat, kanë hequr dorë nga të gjitha angazhimet dytësore, duke i shkëputur marrëdhëniet e punës me universitetet e tjera publike, me kolegjet private, konsulencat dhe komisionet nëpër institucione të vendit dhe ato ndërkombëtare.

Deklaratat e tyre të pasurisë janë publike, dhe secili qytetar mund t’i shkarkojë nga faqja e Agjencisë Kundër Korrupsionit, pa pasur nevojë për keqinterpretimin e gazetarit të Kohës Ditore”(sic). /Telegrafi/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: