Arrestohen dy aktivistë të Vetëvendosjes në Gjakovë
Sot, në protestën e qytetarëve të Gjakovës para Kishës Ortodokse në Gjakovë, që u organizua për shkak të ardhjes së pelegrinëve serbë me rastin e Festës se Krishtlindjes Ortodokse, u arrestuan dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, Ngadhnjim Haxhosaj dhe Gerold Nikoliqi.
Aktivisti Ngadhnjim Haxhosaj është goditur gjatë arrestimit dhe më pas edhe në Stacionin e Policisë në Gjakovë. Të dy vazhdojnë të mbahen të arrestuar.
<!– BEGIN JS TAG – telegrafi.com – telegrafi.com-300×250 – 300×250
Arsyeja e protestës së përvitshme të qytetarëve të Gjakovës, e ku po marrin pjesë edhe shoqata “Thirrjet e Nënave” është ardhja në këtë pelegrinazh edhe e personave të dyshuar për pjesëmarrje në krime të luftës në Gjakovë, ndër ta edhe ish kryetari i dhunshëm i KK Gjakovë, Gjokica Stanojeviq.
Kjo në një kohë kur në këtë komunë ende ka persona të pagjetur nga lufta e fundit.
Lëvizja Vetëvendosje, Qendra Gjakovë kërkon ndërprerjen e arrestimeve arbitrare të aktivistëve të saj, si dhe lirimin e menjëhershëm dhe të pa kusht të tyre. /Telegrafi/