Detaje të tjera rreth intervistimit në Polici të Kryeshefit të ProCredit Bankës
Siç merr vesh Indeksonline nga burime të mirë informuara, kryeshefi ekzekutiv i “Pro Credit Bank”, Ilir Aliu, më parë ka pasur një kallzim penal nga një ish punëtore e tij, derisa Aliu nuk ishte paraqitur asnjëherë në gjykatë.
Indeksonline merr vesh se tashmë ai është intervistuar nga Policia e Kosovës me urdhër të prokurorit, ndërkaq ish punëtorja e tij pritet që të paraqitet në polici./Indeksonline/
Kryeshefi i ProCredit Bankës intervistohet nga Policia
Kryeshefi ekzekutiv i “Pro Credit Bank”, Ilir Aliu, dje (e hëne) është intervistuar nga Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Burime të Indeksonline brenda policisë së Kosovës kanë konfirmuar rastin në fjalë, duke mos dhënë detaje të tjera, marrë parasysh që hetimet janë duke u zhvilluar./Indeksonline/