Krasniqi: Mos pritni që alienët të na shpëtojnë nga të paditurit

fotoIsh-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka thënë se shoqëria e organizuar në Kosovë, nëse vërtet do t’i kapërcejë vështirësitë ligjore dhe ekonomike, duhet t’i identifikojë, njëkohësisht dhe t’i “skanojë” mirë me emër e mbiemër, shkaktarët e kësaj gjendje “të krijuar”, pasiqë me mashtrime, servilosje, yryshe të korruptuara dhe vajtime nuk kapërcehen problemet e grumbulluara ekonomike.

Ai në një opinion ka shkruar se institucionet shtetërore duhet të fillojnë sa më parë me menaxhimin e pasurisë njerëzore, menaxhimin e privatizimit, të telefonisë mobile, të kapaciteteve energjetike, tokave bujqësore, industrinë ndërtimore, si dhe menaxhimin e pasurisë nëntokësore.

“Nëse shoqëria jonë ua lejon pak politikanëve të keqmenaxhojnë me pasurinë kombëtare, atëherë kush duhet të jenë mbrojtësit e kësaj pasurie. Mos ata shpëtimtarë hipotetikë do të vijnë nga Marsi, apo alienë, duke mos u përqendruar vetëm në marsianë, për të na shpëtuar nga të ‘padijshmit’ apo abuzuesit e politikës qeverisëse? Fundja, të mos realizohet ajo e famshmja ‘prit gomar deri të del bar’”, ka shkruar ai.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: