Viti i skandaleve, ikjeve masive, ngërçit dhe i të fortëve të Dubravës (Video)

viti-i-skandaleve-ikjeve-masive-ng-euml-r-ccedil-it-dhe-i-t-euml-fort-euml-ve-t-euml-dubrav-euml-s-video_hdAnalisti Fadil Lepaja, avokati Tomë Gashi dhe gazetari Vehbi Kajtazi, duke debatuar në emisionin Puls të KTV-së për ngjarjet që shënuan vitin 2014, vlerësuan se ngjarjet më të mëdha ishin ngërçi politik, ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese, arrestimet në Ministri të Shëndetësisë, afera e stentave, rasti Bamieh – afera e EULEX-it, shkarkimi i rektorit Gashi për punime shkencore, presioni i veteranëve për regjistrimin e fëmijëve pa procedura, skandali i të burgosurve në QKUK e raportet ndërkombëtare për Kosovën.

Gazetari i “Kohës Ditore”, Vehbi Kajtazi deklaroi se në Kosovë, por edhe në Evropë, ishte rasti Bamieh, e cila ka bërë publike shumë dështime dhe dyshime për korrupsion.

<!– BEGIN JS TAG – telegrafi.com – telegrafi.com-300×250 – 300×250

“Ky mision ka dështuar duke sjellë në Kosovë prokurorë të dobët dhe të korruptuar”, ka thënë Kajtazi.

Fadil Lepaja ka thënë se ky koalicion është koalicion i interesit dhe i biznesit. Sipas tij, ndërkombëtarët gjithmonë gjejnë partnerë që i lëvizin gjërat duke theksuar se “këta janë ata që udhëheqin”.

“Mendoj se janë kryer shumë punë të mira, si nga ndërkombëtarët, ashtu edhe nga vendorët dhe duke e ditur se shpesh po bëhen krahasime se s’janë më të mirë këta të Bashkimit Evropian se islamistët. Mendoj se ndërkombëtarët i kanë partnerët që po i lëvizin gjërat”, ka thënë Lepaja.

Tomë Gashi ka theksuar se ndërkombëtarët i kemi partnerë, por, sipas tij, janë vendorët që ata që janë duke i larguar masivisht njerëzit jashtë vendi, raporton Koha.net.

“Ky koalicion i ka vetëm dy detyra: ta votojë gjykatën speciale dhe bisedimet me Serbi”, theksoi Gashi, ndërsa shtoi se vet zv/kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka thanë se “duhet ta votojnë një të keqe të domosdoshme”.

Në emision u përmendën edhe rastet kur Gjykata Kushtetuese kishte ndërhyrë, siç është rasti i Bajrush Xhemajlit, ngërçi politik, anulimi i përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit, ndërsa u shtyre pyetja se “a është Enver Hasani personi më i fuqishëm i vitit 2014”.

“Enver ‘Baba’ është përzier në të gjitha rastet në lëndë penale. Skandali më i madh është edhe ndalimi e zgjedhjes së kryeprokurorit nga ana e kësaj gjykate. Nuk di ku nuk është përzier”, tha Tomë Gashi.

Ndërkaq, gazetari Kajtazi tha se sa u përket institucioneve të drejtësisë, Kosova ka dështuar.

“Njerëzit e fortë asnjë nuk rrinë në burg. A e dini që tash pas lirimit të grupit të Drenicës, asnjë nga këta që janë liruar nga burgu asnjë nuk është duke qëndruar në QKUK? Po ashtu edhe rasti prokurores për Gani Gecin. Unë mendoj se ky është skandali më i madh në drejtësi – të lirohet dhe të mbahet në shtëpi”, theksoi Kajtazi.

Ndërkaq, drejtuesi i emisionit tha se i ka rastisur të takojë në dyqan një person të dënuar me burg prej 30 vjetësh.

Në temën për SHIK-un, Lepaja tha se duhet të ndahet struktura e SHIK-ut me kriminelët.

“Ai që ka bërë krime, duhet të shkojë te por, jo të përgjithësohen të gjithë”, theksoi Lepaja.

Tomë Gashi tha se ngjarja më e dhimbshme e gjithë këtij viti është ikja masive që, siç tha ai, “tregon se i kemi punët shumë keq ekonomikisht”.

Lepaja tha se kjo ikje masive ka të bëjë me liberalizimin e vizave, deklaratë me të cilën nuk u pajtua Gashi, duke shtuar se “të gjithë po ikin nga fukarallëku, pasi që asnjë nga këta nuk po shkojnë të shëtisin në Francë”.

Kajtazi, duke folur për temën e ikjes masive të qytetarëve nga Kosova, tha se kemi ardhur në një gjendje që t’i shesim shtëpitë për të ikur nga Kosova, “për dallim që në vitet e paraluftës kemi ikur, por nuk i kemi shitur pronat”.

Ndërkaq, për rastin Gavriq, Kajtazi tha se mendon që “është çështje kriminale e jo terrorizëm”.

Edhe Lepaja u pajtua se ky ka qenë rast kriminal, pasi, sipas tij, “Policia e Kosovës nuk ka kapacitete për të luftuar Serbinë”.

Gashi tha se për “rastin Gavriq duhet ta përshëndesim vetëm Policinë për punën e vet, jo këta politikanë që deshën të përfitojnë”. /koha/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: