Krerët e shtetit urojnë Krishtlindjet Ortodokse

auto_isam1420562131Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kanë dërguar urimet e tyre për krishtlindjet Ortodokse.

Presidentja Jahjaga, në telegramin e urimit të saj shpreh urimet më të sinqerta për këtë festë.

“Me dëshirën që këtë festë të madhe të mirëkuptimit, solidaritetit, të dashurisë dhe të respektit ndaj njëri-tjetrit, ta kaloni me familjet tuaja, me njerëzit tuaj më të dashur, në paqe, harmoni e gëzime.

Jahjaga, në urimin e saj thotë se kjo festë të na shërbej për ta shtuar besimin dhe respektin e ndërsjellë, për t’iu gëzuar të arriturave tona të përbashkëta dhe për të punuar për një jetë më të mirë e më të begatë.

“Në këtë ditë të shënuar, le të përkujtojmë të gjithë ata që nuk janë më në mesin tonë dhe të lutemi për ta. Njëkohësisht, të punojmë për përparimin dhe të ardhmen më të mirë të fëmijëve tanë, të familjeve tona dhe të vendit tonë të përbashkët. Urime dhe me fat!”, shkruan presidentja.

Një urim të tillë e ka bërë edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.

Në urimin e tij Mustafa shkruan: “Në ditën e Krishtlindjes Ortodokse, ju lutem pranoni urimet e mia të sinqerta me shpresën se kjo festë do të sjellë harmoni, mirëqenie dhe solidaritet. Le të shërbejë dita e Krishtlindjes Ortodokse si ditë e cila na afron të gjithëve, ditë e tolerancës fetare dhe mirëkuptimit ndaj njëri tjetrit. Qytetar të besimit Ortodoks, po e theksoj edhe në këtë ditë se jemi të përkushtuar që jeta për të gjithë qytetarët e Kosovës të jetë më e mirë dhe më e lehtë. Bashkërisht duhet të punojmë që Kosova të jetë vend i bashkëjetesës së drejtë”, thuhet në urimin e Mustafës.

Ndërsa kryekuvendari Kadri Veseli, urimin e tij ia ka drejtuar Peshkopit Teodosie.

“Gëzuar Krishtlindjet për të gjithë besimtarët ortodoks në Republikën e Kosovës!. Në këtë ditë të shenjtë, uroj që të gjithë besimtarët ortodoks të jetojnë në paqe, mbarësi, begati dhe harmoni. Kjo festë le të shërbej për forcimin e besimit te Zoti, dashurinë ndaj njeriut, përkrahjen e veprave të mira dhe respektin ndaj besimeve të ndryshme në Republikën e Kosovës”, thuhet në urimin e Veselit.

Ai, më tutje shkruan se vendit tonë i duhet edhe më shumë mirëkuptim, tolerancë dhe respekt për njëri-tjetrin.

“Së bashku, mund të arrijmë që këto vlera të shtohen dhe bëhen cilësi e dallueshme e qytetarëve tanë”, thuhet në fund të urimit të kryekuvendarit Veseli./KosovaPress/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: