Kalo te lënda

Januzaj, i ngjashëm me legjendën Cruyff

876Ish-menaxheri i Manchester United, David Moyes e sheh hijen e legjendës holandeze, Johan Cruyff te mesfushori shqiptar, Adnan Januzaj.

Sezonin e shkuar, trajneri skocez e ftoi shqiptarin në ekipin e parë të United, sezon në të cilin Januzaj shkëlqeu. Moyes, i cili tani drejton Real Sociedad, beson se Januzaj ka talentin që të shkëlqejë dhe të fitojë gjithçka me United.

“Disa të rinj mbivlerësohen. Adnani jo. Unë e kuptova këtë kur ai erdhi për herë të parë në stërvitje”, ka thënë Moyes. “Unë vendosa që ta ftoj në turne me ekipin e parë edhe pse nuk e kisha shikuar lojën e tij. Ai nuk kishte kohë por ishte i uritur për sukses. Ai është shumë i pjekur. Kur e shoh duke manovruar me topin, shoh te ai gjitha karakteristikat e Johan Cruyffit”, ka thënë Moyes.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: