Kalo te lënda

Ja çfarë thonë dëshmitarët për konfliktin Buzhala vs. Shaqiri

fotoBerat Buzhala u ankua sot se ishte kërcënuar fizikisht nga Ilir Shaqiri, pasi që ish deputeti i PDK-së e kishte përqeshë në Facebook këngëtarin për librin “Tan Temali”.

“Sapo i ika nje konflikti te mundshem fizik me djaloshin nga Broja. Eshte fjala per autorin e librit Tan Temali, z. Ilir Shaqiri, i cili i indinjuar me perqeshjen qe i kam bere librit te tij nuk hezitoi aspak qe te niste nje arsenal ofendimesh, ne parkingun e veturave ne Radio Kosove. Eshte pothuajse e pabesueshme kur degjon nje fjalor banditesk prej gojes se nje shkrimtari dhe nje muzikanti, sic eshte, bie fjala z. Shaqiri”, ka shkruar nder tjerash sot gjatë ditës, Berat Buzhala.

Indeksonline ka tentuar të flasë me Ilir Shaqirin, por krejt çka kemi arritur është se ai nuk dëshiron të flasë për këtë çështje.

Dëshimtarë që ishin me Shaqirin në parkingun e Radio Kosovës i kanë thënë Indeksonline se mes Buzhalës dhe Ilirit nuk ka pasur asgjë të keqe.

“Ata të dy njihen dhe nuk kanë asnjë telashe ndërmjet veti. Unë se di çfarë ka thënë Berati, por unë them se aty nuk pati asgjë të keqe mes atyre dyve”, ka thënë njëri nga dëshimtarët, duke shtuar se ata flasin ndermjet veti dhe se nuk kanë pasur konflikt më herët.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: