Heshtin përballë ndërhyrjes së Serbisë!

heshtin-p-euml-rball-euml-nd-euml-rhyrjes-s-euml-serbis-euml_hdPavarësisht faktit se kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç mori vendim për ndërrimin disa kryetarëve ilegalë të komunave,

që në vendim quhen “organet e përkohshme në Krahinën Autonome të Kosovës dhe Metohisë”, institucionet tona vazhdojnë të heshtin.

Kanë kaluar thuajse një javë që kur është marrë ky vendim, as kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e as ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, por as presidentja e vendit nuk e thanë as edhe një fjalë të vetme në lidhje me këtë ndërhyrje flagrante të Serbisë në sovranitetin e shtetit kosovar.

<!– BEGIN JS TAG – telegrafi.com – telegrafi.com-300×250 – 300×250

Sipas vendimit të kryeministrit të Serbisë, në Shtërpcë kryetari aktual i dalë nga zgjedhjet e Kosovës, Bratislav Nikoliq do ta zëvendësojë në krye të komunës paralele Ivan Rexhiqin e deritashëm.

Vendimi i njëjtë për komunën e njëjtë e zëvendëson Marjan Gjorgjeviqin me Dragan Vlekoviqin dhe Nenad Filipoviqin me Dragan Rexhicin si pjesë e udhëheqësisë.

Ndaj heshtjes së institucioneve tona, kanë reaguar deputetët dhe analistët politik.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama, ka thënë për Gazetën Blic që Qeveria dhe Presidenca e Kosovës të reagojnë fuqishëm ndaj këtij veprimi të Serbisë.

“Askush nuk mund të emërojë apo shkarkojë kryetarët e komunave. Nëse dikush prej tyre dorëhiqet, shpallen zgjedhjet. Veprimi i kryeministrit serb Vuçiç për emërim zyrtarësh komunalë është i pavlefshëm. Kjo është një barrikadë e ngritur si ajo mbi Urën e Ibrit, që pastaj politika dhe dialogu të merret me të. Qeveria e Kosovës dhe Presidentja duhet të reagojnë”, ka thënë ajo për Gazetën Blic.

Analisti politik, Shpend Kursani ka thënë për Gazetën Blic se ky vendim i Vuçiçit është ndërhyrje në sovranitetin e një shteti.

“Udhëheqësit e Kosovës po heshtin ne këtë rast për dy arsye. E para, është se ndërhyrja e Serbisë në Kosovë nuk ua prekë pasurinë e tyre private dhe pozitën e tyre politike në pushtet dhe shoqëri. Pra këtë e kanë parimin primar të reagimit apo heshtjes. E dyta është për shkak se udhëheqësit e Kosovës nuk janë udhëheqës të vërtetë, për shkak se e dinë që pozitat politike që i mbajnë, i kanë të caktuara nga ndërhyrjet e jashtme. Kjo automatikisht i bënë ata indiferent ndaj situatës së tillë, dhe presin që ata që ua kanë dhënë pozitat të reagojnë ndaj ndërhyrjeve të Serbisë. Pra, e dinë që janë të pafuqishëm në këtë aspekt”, ka thënë ai.

Sipas Kursanit si nga aspekti politik i kuptimit të sovranitetit ashtu edhe atij ligjor, ky është shembulli më i mirë i ndërhyrjes në sovranitetin e një shteti, dhe është shembull shumë i mirë që një profesor mund ta përdorë për studentët e vetë kur flet për ndërhyrje në sovranitetin e një shteti të huaj.

“Vuçiqi vetëm se po e jetëson qëllimet e Serbisë për të ushtruar sovranitet të dyfishtë mbi vendbanimet serbe në Kosovë, pra ku Serbët e Kosovës nominalisht qëndrojnë në Kosovë, ndërkaq kryesisht udhëhiqen me direktivat e Serbisë”, tha ai për Gazetën Blic.

Në këso raste, sipas Kursanit, institucionet e Kosovës vetëm duhet t’i respektojnë ligjet dhe Kushtetutën në fuqi, sa do të mangëta që janë ato.

“Si rrjedhojë janë disa hapa që mund të merren. E para është që të dërgohet një notë proteste Qeverisë së Serbisë përmes misionit paradiplomatik të Kosovës në Beograd. E dyta është që të merren në pyetje qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë pranuar dhe kanë vepruar me urdhra të një qeverie të huaj kundër sovranitetit dhe rendit kushtetues të Kosovës, që është e dënueshme me ligj në Kosovë. E treta është që të lajmërohet Brukseli dhe Uashingtoni për këtë dhe të dënohet ashpër një ndërhyrje e tillë në të gjitha notat dhe letrat e shkëmbyera”, thotë ndër të tjera analisti politik, Shpend Kursani./ Gazeta Blic/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: