Ali Fetahu nga Ferizaji është viktima e të ftohtit në Hungari (Foto +18)

fotoAmbasada e Republikës së Kosovës në Hungari është informuar nga autoritetet e shtetit hungarez për gjetjen e trupit të pajetë të një shtetasi të Kosovës në territorin e Hungarisë.

Ali Fetahu nga Talinovci i Ferizajt është viktima e të ftohtit në Hungari .Viktima që ka mbetur i ngrirë në Hungari është Ali Fetahu (1960) nga Talinovci i Muhaxherëve të Ferizajt.

Ai ishte person me nevoja të veçanta pasi ka pasur probleme në të ecur dhe në të folur.
Aliu ishte nisur i vetëm për në Hungari dhe nuk i kishte njoftuar fare familjarët e tij.

Kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, ka thënë se i ka shprehur ngushëllime familjes së Aliut. “Shprehi keqardhje dhe ngushëllime familjes”, ka thënë kryetari i Ferizajt.

Autoritetet hungareze kanë bërë identifikimin e trupit të pajetë dhe janë në kontakte të vazhdueshme më Ambasadën e Kosovës në Budapest për ndriçimin e rrethanave të ngjarjes.

“Ambasada e Kosovës në Hungari ka filluar procedurat për kthimin sa më shpejt të trupit të pajetë të shtetasit kosovar në atdhe. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka vendosur kontakte me familjarët e të ndjerit, të cilëve iu ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e të afërmit të tyre”, thuhet në një komunikatë për media të Ambasadës së Kosovës në Hungari./Tribuna/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: