Kosova do të ngadalësojë rrugën e Serbisë drejt BE-së
Përparimi i shpejt i Serbisë në procesin e eurointegrimeve në vitin 2015 sigurisht do të ngec për shkak të Kosovës dhe hapjes së kapitullit më të rëndë qysh në fillim.
“Beogradin e pret punë e rëndë në balansimin ndërmjet BE-së dhe Rusisë gjatë kryesimit të OSBE-së”, vlerëson analisti për Ballkanin, James Kerr-Lindsay.
Kolegu i tij nga Shkolla londineze për Ekonomi (LSE), Dimitar Beçev vlerëson se Serbia në vitin 2015 do ta vazhdojë rrugën e saj evropiane, por që më shumë do të jetë e orientuar në zgjidhjen e problemeve të brendshme që kanë të bëjnë me ekonominë, sesa temat e jashtme.
“Pas fillimit formal të negociatave në janar, vëmendja kryesore do të jetë te hapja e kapitujve në vitin 2015. Megjithatë, përparim të shpejt nuk do të ketë për dy arsye”, vlerëson Ker-Lindsay në një deklaratë për Tanjug, transmeton Indeksonline. Sipas tij, para se gjithash, përparimi do të varet nga harmonizimi i ligjeve të drejtësisë dhe funksionimit të rendit dhe ligjit, e më pas çështja e Kosovës. /Indeksonline/