Vrasje në tentativë në Prishtinë
Si rezultat i intervenimit te shpejtë të njësiteve policore raportohet se janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, dy punëtor të sigurimit në një kafiteri dhe një i dyshuar tjetër, të cilët pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti. Si pasoj e rrahjes njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka pranuar tretmani mjekësor në QKUK-së, njofton Policia e Kosovës.
Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.