Të veprohet në mënyrë të koordinuar për të pagjeturit

fotoZbardhja e fatit të personave të pagjetur në Kosovë duhet të bëhet përmes një plani të përbashkët të veprimit.

Sipas kryetarit të Komisionit për të Pagjeturit, Prenk Gjetaj të gjitha asociacionet që janë pjesë e këtij Komisioni janë pajtuar që për vitin 2015 të veprohet në mënyrë të koordinuar me të gjithë partnerët vendorë e ndërkombëtarë.

Gjatë vitit 2014 janë bërë një varg gërmimesh në 19 lokacione në Kosovë dhe 3 lokacione në Serbi, për gjetjen e varrezave të dyshuara masive. Puna kryesore ishte përqendruar në Rudnicë, në rajonin e Rashkës në Serbi. Gërmimet aty rezultuan me gjetjen e varrezës masive.
Deri më tash, nga kjo varrezë janë identifikuar mbetjet mortore të 53 shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe, kryesisht nga rajoni i Drenicës. Ndërkaq nga 22 lokacionet e proceduara janë zhvarrosur mbetjet mortore të 72 personave. Kurse familjareve gjatë këtij viti iu janë dorëzuar mbetjet e 69 personave.

Megjithatë, familjarët e personave të pagjetur, në vazhdimësi kanë theksuar se me gjithë punën që është bërë deri më tash për zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre të zhdukur gjatë luftës, nuk është bërë mjaft.
Ata patën kërkuar të shtohet trysnia e faktorëve ndërkombëtarë mbi autoritetet e Beogradit, për të dhënë informacione lidhur me lokacionet e varrezave të mundshme masive.

Familjarët i mbështeti edhe kryeministri Isa Mustafa i cili u zotua para tyre se do të angazhohet që këtë trysni ta bartë edhe në Bruksel.

Ndryshe, në morgun e Departamentit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ende ka mbetje mortore të personave që janë gjetur ne varreza masive ose që janë zhvarrosur për t’u verifikuar sërish saktësia e identitetit.
Mirëpo për shkak të mos përputhjës së analizave këto mbetje vazhdojnë të qëndrojnë ende në morgun e DML. Udhëheqësi I Divizionit për Identifikim, Naim Uka tha se për këto mbetje ende nuk kanë rezultate dhe për këtë ato kanë mbetur të padorëzuara.

Edhe pse kohë më parë me urdhër të Prokurorisë Speciale është kërkuar që të filloj gërmimi në Llaushë të Skenderajt për varrezë masive, në mungesë të antropologëve vendor kjo nuk është realizuar dhe po pritet kthimi i antropologëve ndërkombëtarë.

Koordinatori i Komisionit Qeveritarë për Persona të Zhdukur Kushtrim Gara shprehet se ngritja e kapaciteteve profesionale do të jetë prioritet i komisionit.

Problemi i antropologëve do të zgjidhet në vitin 2015 ku në Universitetin e Dandi të Skocisë do të bëhet trajnimi dhe certifikimi i antropologëve vendor dhe kështu DML-ja do të jetë në gjendje ti marrë të gjitha kompetencat profesionale nga EULEX-i, thotë Naim Uka.

Zyrtarët e Komisionit qeveritar për të pagjeturit, kanë ritheksuar gjithashtu se ka informacione edhe për varreza të tjera masive në Serbi, duke përmendur rajonin e Novi Pazarit. Ndryshe edhe 1653 persona rezultojnë të zhdukur që nga lufta në Kosovë./rtk/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: