Kallashin nuk e lënë të hyjë në Maqedoni
Jo gjithqka shkon në favor të saj. E shumë kërkuar në vendet fqinje, valltarja seksi Donjeta Kosumi e njohur me nofkën Kallashi, nuk ka mundur të hyjë në Maqedoni.
Ky vit nuk ka filluar mbarë për bukurshen seksi, e cila është ndalur nga policia maqedonase në Han të Elezit, në kufirin Kosovë-Maqedoni, duke iu ndaluar hyrja brenda territorit të shtetit fqinj. Zëri mëson se ajo ka qenë e shoqëruar edhe me pesë persona tjerë, derisa nuk dihen arsyet e ndaljes.
Ndryshe, viti që lamë pas ishte viti i Kallashit, ku kjo e fundit u shëndrrua në fenomen me vëmendjen që mori.