Haki Shatri: Veç 2% rritje ekonomike sivjet, punësohen diku 8 mijë veta

fotoIsh-Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, thotë se edhe ky vit do të jetë i mbrapsht sa i përket zhvillimit ekonomik. Sipas tij, tek në vitin 2016 do të shihen efektet e punës së Qeverisë së re. Mirëpo, ai parashikon se shtimi ekonomik për këtë vit të jetë diku 2 përqind ndërsa do të punësohen afërsisht 8 mijë të papunë. Shatri thotë se kompanitë private janë para kolapsit për shkak të borxheve derisa përmend se në këto shtatë vite të pavarësisë ka pasur degradim ekonomik.

Sa janë mundësitë reale të rritjes ekonomike në Kosovë këtë vit në raport edhe me premtimet e dy partive politike që janë në Qeveri?

Haki Shatri: E para, rritja ekonomike këtë vit është e kushtëzuar me ngjarjet ose përgatitjet ose veprimet që janë bërë në vitin paraprak, në vitin 2014. Me pas ndodhë investime të huaja direkte më shumë, me u pas rritë investimet private vendore më shumë, me u pas realizuar investimet publike më shumë në vitin 2014, ato efektet i kishin dhënë në vitin 2015. Rritja në vitin 2015 nuk është rezultat i qeverisjes që është tash, por, është rezultat i ngjarjeve dhe i veprimeve të vitit 2014. Ato që do të bëhen këtë vit nga Qeveria e re, në qoftë se bëhen veprime të menduara mirë, të planifikuara me plan qeverisës që s’e kemi ende, atëherë, ato garantojnë një ndryshim dhe një lëvizje pozitive në fillim të vitit 2016. Investimet s’e arrijnë efektin kurrë në vitin e parë. Ato efektin e kanë më të mëvonshëm. Efekti i tyre momental është në rritjen e konsumit, në qarkullimin më të madh të mallrave, por në zhvillim nuk e kanë dhe nuk munden menjëherë të hapen vendet e reja të punës.

Sa mund të jetë rritja ekonomike për këtë vit, 2,3,4 apo 5 përqind?

Haki Shatri: Nëse i anashkalojmë deklaratat zyrtare për katër përqind, po bazohemi në ngjarjet e vitit 2014, në vëllimin e investimeve të huaja,në vëllimin e investimeve private të vendit, krejt klimën e zhvillimit të vitit 2014 ne duhet të jemi të kënaqur nëse në vitin 2015 të kemi ndonjë shifër pozitive në normë të rritjes. Me një 2 përqind rritje ekonomike për ne do të ishte shifër për të qenë të lumtur.

Me këtë rritje ekonomike sa mund të jetë numri i njerëzve që do të punësohen gjatë këtij viti?

Haki Shatri: Qeveria është dashur qysh në hapin e parë me konceptu si agjendë zhvillimin ekonomik. Dhe, në këtë zhvillim ekonomik me i evidentuar problemet dhe me i vu në spikamë dhe në agjendë të ndryshimit si evazionin fiskal, ekonominë informale, krimin ekonomik të organizuar. Me këto menjëherë ka mundur të dizajnojnë një buxhet të ri, me një ndryshim, të paktën me 200 milionë euro nga luftimi i këtyre dukurive. Nëse këto eliminohen këto dukuri në masë më të madhe atëherë të hyrat do të ishin edhe më të mëdha. Por, unë po them për fillim, që të jemi real, sepse s’mund të ketë ndryshime në çdo gjë përnjëherë. S’kemi parë asnjë tentim për të bërë këtë ndryshim. As nuk është përmendur si problem. Kjo duket se sikur jemi pajtuar me njëfarë gjendje që rrjedhin ngjarjes kështu sic kanë rrjedhur. Duket një qëndrim pasiv ndaj veprimeve të mundshme dhe njëfarë lloj pajtimi me këtë gjendje. Këto janë veprime që do të duhej të merrte me seriozitet, që e ka marrë seriozisht nxjerrjen e vendit nga kjo krizë ekonomike, nga kjo situatë e rëndë ekonomike, nga varfëria, papunësia e stagnimi ekonomik. Kompanitë janë jashtëzakonshmit në situatë të rëndë. Ato kanë borxhe te njëra-tjetra, ato janë në njëfarë efekti domino: kur fillon të bjerë njëra, secila që i ka borxh tjetrës e falimenton. Janë grumbulluar në këto shtatë-tetë vjet shumë probleme ekonomike, të cilat duhet një sistem i organizuar shtetëror. E kam thënë edhe një herë se zhvillimi ekonomik në këto shtatë vite të pavarësisë është më i ulëti në historinë e zhvillimit ekonomik të Kosovës, përvec, viteve të 90’ta kur kemi qenë në okupim klasik. Fatkeqësisht, nuk është ndier efekti i një qeverie të një shteti të pavarur për të zhvilluar vendin.

Përfundimisht, s’do të ketë rritje të pagave ashtu qysh patën premtuar përpërqind?

Haki Shatri: Janë deklaruar edhe publikisht se nuk do të ketë rritje të pagave. Unë e di qëndrimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që na përcjellin dhe ato janë më konservative dhe qëllimi i tyre është të mos lejojnë ndonjë kollaps financiar. Mirëpo, kërkohet një qëndrim pak më i guximshëm dhe më ofenziv. Këto organizata në fund pajtohen në qoftë se e shohin se ti je i vendosur dhe e gjen burimin e atyre mjeteve. I thua që e rris buxhetin, jo duke i rritur taksat, por duke luftuar këta, këtë sepse kemi të dhëna se këtu mund t’i fitojmë kaq miliona. Dhe, ata normalisht pajtohen. Pra, kur e shohin se e ke burimin e identifikuar dhe je i vendosur me realizu atë që e ke synuar. Përndryshe, pa e gjetur burimin ata nuk ta japin vizën dhe nuk pajtohen dhe ajo pastaj ka pasoja dhe nuk lejojnë të bësh një buxhet ndryshe dhe veprime tjera. Por, pajtohen që të rrjedhin ngjarjes kështu, sepse, qetësi është, askush s’po bën zë. Nuk mërzitën ata fort për neve./Express/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: