Mustafa nuk është personi adekuat për Kryeministër
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se nuk e ka votuar asnjëherë për kryeministër Isa Mustafën. “Nuk mendoj se është adekuat për Kryetar të Qeverisë”, tha ai.
I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për “Zëri”, ka folur për proceset dhe situatat politike nëpër të cilat kaloi Kosova këta muajt e fundit.
<!– BEGIN JS TAG – telegrafi.com – telegrafi.com-300×250 – 300×250
Ai ndër tjerash ka komentuar edhe zgjedhjen e Isa Mustafës Kryeministër, duke vlerësuar se ish partneri e tij në Bllok, nuk është njeriu i duhur për ta udhëhequr vendin, prandaj edhe nuk e ka votuar.
“Unë nuk e kam votuar asnjëherë për kryeministër z. Mustafën. E kam vlerësuar si një kryetar partie, koleg”.
“Isa Mustafa ka mundur të kryejë ndonjë punë tjetër, por nuk mendoj se është adekuat për kryetar të Qeverisë”, ka thënë Haradinaj.