Anton Quni: Të dalin para drejtësisë ata që vranë Tahir Zemajn
Deputeti i LDK-së, Anton Quni thotë se organet e drejtësisë duhet që sa më shpejt t’i zbardhin vrasjet misterioze e politike të pasluftës në Kosovë.
Ai këtë deklaratë e ka bërë në 12 vjetorin e vrasjës së eprorit të UÇK-së, Tahir Zemaj, djalit të tij Enisit dhe kusheririt, Hasan Zemaj.
Sipas Qunit, të gjithë ata që i kanë kryer këto vrasje duhet të dalin para drejtësisë.
Në anën tjetër, sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri thotë se megjithë se këto vrasje janë kryer shumë vit më parë, vrasësit ende nuk kanë dalë para drejtësisë. Ai ka kërkuar që organet e drejtësisë të veprojnë sa më shpejt.
E Armend Zemaj, nip i Tahirit dhe deputet i LDK-së, thotë se zbardhja e këtyre vrasjeve do të ishte lehtësim për familjet dhe Kosovën në përgjithësi si Republikë e re. /Indeksonline/