Pse kosovarët paguajnë naftën më së shtrenjti në rajon?!

fotoEksperti i ekonomisë, Lumir Abdixhiku thotë se nuk ka arsye që kosovarët të pagujnë më së shtrenjti naftën në rajon.

Abdixhiku i jep disa arsye se pse kjo është e pakuptimtë.

Lexojeni më poshtë postimin e Abdxhikut në Facebook:

Pse kosovarët paguajnë naftën më së shtrenjti në rajon?!

Gjatë gjithë kohës naftarët kosovarë janë arsyetuar se ngritja e çmimit të naftës në Kosovë është si pasojë e ngritjes së çmimit nëpër bursa ndëkombëtare; kjo do të nënkuptonte se edhe ulja – eventuale – do të ndodhte njëtrajtësisht. Por tash që çmimi i naftës nëpër botë ka rënë për plot 54% – nga 115 dollarë në 53 dollarë për një barrel (apo 119 litta) – në Kosovë rënia nuk po kalon as 16%. Pra kur gjithë bota rritë çmimet, naftarët tanë janë të përpiktë në ndjekje të menjëhershme; por kur çmimet përgjysmohen nëpër botë dhe arrijnë nivele rekorde të ulëta, të tanët i ulin për vetëm 16%.
Në këso rrethanash më dalin dy konkluzione; i pari (spekulativ) që naftarët kanë ndonjë marrëveshje në mes veti për kurdisje dhe mosulje të çmimeve, për çfarë do të duhej të hetoheshin urgjentisht nga autoritetet e konkurrencës; dhe i dyti, që nuk ka mjaftueshëm konkurrencë në mes furnitorëve të naftës (jo shitësve të shumtë të pompave – por furnitorëve). Në këtë rrethanë, ne do të duhej ndoshta të mendonim ose për rritje të konkurrencës me licencime shtesë ose për kalim në një treg të rregulluar e me një rregullator çmimcaktues – sikurse tek tregu i energjisë elektrike – kjo e dyta më pak e preferuar.
Në të dyja rastet, gjithsesi, çmimeve të larta të naftës i frynë edhe vet Qeveria e Kosovës, e cila merr plot 35 centë akcizë për secilën litër që blejmë (plus 16% shtesë si TVSH). Them ta ulim atë sepse është e pakuptimtë që kosovarët të paguajnë akcizë sa vet vlera e një litre nafte (sot çmimi i një litre nafte në bursë është 0.37 centë). Sepse nafta nuk është produkt luksi – është produkti më bazik për secilin produkt tjetër që prodhohet e krijohet në Kosovë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: