Vazhdojnë kolonat në pikë kalimet kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë

fotoPolicia e Kosovës përmes një njoftimi ka infromuar se në disa pikë-kalime kufitare që lidhin Republikën e Kosovës me atë të Serbisë , edhe sot ka pritje dhe kolona me intervale të ndryshme kohore, varësisht prej frekuentimit të automjeteve të qytetarëve të cilët po kthehen në shtetet e ndryshme të Evropës.

Policia e Kosovës në këtë rast Departamenti i Policisë Kufitare vazhdon me shtim të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, me të vetmin qëllim të shmangies së pritjeve të gjata dhe të ju mundësojë qytetarëve kalim më të shpejtë të kontrollit kufitar.

Në pikë kalimi kuftiar në Merdare qarkullimi i automjeteve zhvillohet pa problem, përderisa kolona ne dalje për momentin është rreth 800 -900 metra dhe pritjet janë nga 1 orë deri ne 1.30 min. Pritje më të gjata sipas policisë ka në PKK Dheu i Bardhë ku kolona është deri në 1.5 km dhe pritjet zgjasin nga 2 deri 3 orë.

Ndërkaq në pikë kalimet Muqibabë, Mutivod, Jarinje dhe Bernjak pritjet janë më të vogla dhe qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa problem./Indeksonline/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: