Moti i keq, pezullohen trenat e Shkup-Manastir e Shkup-Kërçovë
Për shkak të kushteve të këqija të motit dhe temperaturave të ulëta janë pezulluar përkohësisht trenat me numër 541/540 të linjës Shkup-Manastir-Shkup dhe 660/663 të linjës Shkup Kërçovë-Shkup.
Siç njofton HM Transport SHA Shkup, të dy trenat nuk do të qarkullojnë derisa të krijohen kushtet për vendosjen e tyre në komunikacionin e rregullt hekurudhor.