Kosova, ky vend i ryshfetit
Fenomeni i dhënies së ryshfetit nga disa biznese – zyrtarëve publikë, por edhe kërkim ryshfeti nga investitorët eventualë ndërkombëtarë,
kanë ndikuar në përkeqësimin e performancës së bizneseve, të cilat veprimtarinë e tyre e zhvillojnë në bazë të konkurrencës së lirë të tregut, por edhe hezitimin e investitorëve të huaj që kapitalin e tyre të shtrijnë në Kosovë, vlerësojnë përfaqësues të komunitetit të biznesit.
Edhe në raporte të ndryshme ndërkombëtare dhe vendore është thënë se një përqindje e konsiderueshme e bizneseve u paguajnë ryshfet zyrtarëve publikë në mënyrë të përsëritur, gjatë gjithë vitit.