Kuçi tregon pse PDK ia dha kryeministrin LDK-së

fotoNënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuqi, thotë se marrëveshja me LDK-në nuk është bërë prej zorit. Madje, sipas tij, ajo është një marrëveshje reale nëse merren parasysh rrethanat që i kanë paraprirë arritjes së saj.
Në një intervistë për Politiko.net, Kuqi thotë se Blloku e ngriti pazarin e LDK-së me PDK-në, që në fund rezultoi që kryeministër të jetë Isa Mustafa.

Por, a ka besuar Kuqi se shefi i tij s’do të jetë kryeministër në vitin 2015?

“Ajo çfarë dua të them që marrëveshja e qershorit mes partive të Bllokut e ka ndryshuar qasjen dhe pas gjashtë muajsh nuk kemi mundur të kthehemi në pikën zero”, thotë ai për Politiko.net.

“Kam thënë edhe ditën e parë se ata nuk mund ta realizojnë këtë marrëveshje, por po e ngrisin çmimin, pazarin me ne dhe kjo ka ndodhur. Po ashtu, dua të them që pas gjashtë muajsh nuk kemi pasur komoditetin të vazhdojmë edhe disa muaj për një pozitë personale të dikujt. Ne kemi vënë interesat e vendit përpara, interesat e institucioneve, pastaj partisë dhe individëve”.

“PDK ka bërë marrëveshje me vullnet nuk është marrëveshje e zorit dhe po ashtu dua të them që me këtë marrëveshje dy pozitat kryesore, kryetari i Kuvendit dhe Presidenti i vendit do t’i takojnë dhe Qeveria në mënyrë proporcionale. Unë mendoj se kjo është marrëveshje reale”, thotë Kuqi.

Ndryshe, sipas tij, viti 2014 ka qenë viti i suksesshëm në tërësi.

“Ne kemi mbajtur zgjedhje të lira dhe demokratike gjatë këtij viti, kemi konsoliduar institucionet, kemi bërë shumë gjëra në kuptimin pozitiv për vendin”.

“Natyrisht se ka pasur edhe sfida politike të cilat pastaj përmes rrugëve juridike, jo përmes rrugëve tjera, përmes rrugëve demokratike janë zgjidhur dhe tani kemi konsolidim të institucioneve”.

“Ajo çka dua të them është se përmes sfidave jemi pjekur si demokraci jemi pjekur si politikë dhe kemi ndërtuar traditë të mirë për të ardhmen e vendit tonë”, thotë Kuçi, i cili drejton Ministrinë e Drejtësisë në Qeverinë e udhëhequr nga Isa Mustafa.

Sipas tij, Kosova pati mbetur pa konstituimin e institucione të reja, por asnjëherë nuk ka mbetur pa institucione.

“Kosova asnjë ditë nuk ka mbetur pa institucione. Logjika ka qenë që edhe ta gjashtë muaj nga kanë ndihmuar për gjashtëdhjetë vitet e ardhshme si ndërtohen institucionet.
Ne jemi demokraci e re, demokracitë e reja duhet të ushtrojnë”, thotë Hajredin Kuqi./Politko.net/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: