Policia austriake kapë 21 kosovarë pa dokumente

fotoBëhet fjalë për 21 shtetas kosovarë, prej të cilëve pesë gra në mes 29 dhe 46 vjeçe, katër vajza të moshës 2 deri 16 vjeçe, një fëmijë 2 vjeç dhe dy djem 17 vjeçarë.

Fluksi i refugjatëve nga Kosova që pa dokumente valide po ua mësyjnë shteteve të perëndimit nuk ka të ndalur. Mediet gjermane e austriake, duke iu referuar burimeve policore të vendeve përkatëse njoftojnë për grupe të reja të refugjatëve që policia i ka kapur në vendkalimet kufitare apo në linjat ndërkombëtare të trenave. Pas raportimeve në baza ditore nga Gjermania për zënien e grupeve të kosovarëve, sot vjen edhe një njoftim për një grup të tillë të zënë në Austri.

Bëhet fjalë për 21 shtetas kosovarë, prej të cilëve pesë gra në mes 29 dhe 46 vjeçe, katër vajza të moshës 2 deri 16 vjeçe, një fëmijë 2 vjeç dhe dy djem 17 vjeçarë. Pjesa tjetër e grupit përbëhet nga meshkuj në mes 20 dhe 46 vjeçarë, shkruan nachrichten.at.

Krahas kosovarëve policia ka kapur edhe 7 sirianë.

Të gjithë, 28 personat janë arrestuar dhe janë dërguar në stacionin e policisë në Linz. Është konstatuar se që të gjithë (19 meshkuj dhe 9 femra) kanë qenë pa dokumente të rregullta.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: