Sheshel, Vuçiqit: Kot po ulërin, edhe BE-ja mendon si Edi Rama

sheshel-vu-ccedil-iqit-kot-po-ul-euml-rin-edhe-be-ja-mendon-si-edi-rama_hdVojisllav Sheshel, ka kritikuar qëndrimin e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me vizitën e homologut të tij shqiptar, Edi Rama në Beograd.

Sheshel, i cili u lirua nga Tribunali i Hagës për arsye shëndetësore, ka thënë se Vuçiq, kot tani “po ulërin”, pasi që për pavarësinë e Kosovës i flasin të gjithë liderët e BE-së dhe jo vetëm Edi Rama, transmeton Telegrafi.

“Nuk ka asnjë koncept për politikën ekonomike. Vazhdimisht sugjerojnë disa aktivitete, por nuk ka asgjë prej tyre. Bashkimi me BE-në do të ishte fatkeqësi për Serbinë, nuk ka vend për ne aty. Më kot Vuçiq po ulërin tek kryeministri i Shqipërisë. Pse nuk po i kundërshton deklaratat e zyrtarëve të BE-së, të cilët flasin dhe mendojnë si ai (kryeministri shqiptar, Edi Rama), tha Sheshel.

Lideri radikal theksoi se ideja e “Serbisë së Madhe”, ekziston në statutin e partisë, duke shtuar se pa këtë “Radikalët nuk janë asgjë në skenën politike”.

Krimineli Sheshel, i cili po akuzohet për krime të kryera gjatë luftës në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë, është liruar ditë më parë nga Tribunali i Hagës për arsye shëndetësore. /Telegrafi/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: