Myftiu Tërnava u prit nga Papa Françesku

fotoMyftiu i Kosovës, Naim Tërnava i cili po merr pjesë në Forumin e tretë të dialogut ndërfetar Katoliko -Mysliman, që po mbahet në Vatikan, sot paradite, së bashku me pjesëmarrësit e Forumit, është pritur në audiencë nga Papa Françesku.

Sipas një njoftimi të Bashkësisë Islame të Kosovës, Papa Fançesku në fjalën e tij përshëndetëse u shprehu mirëseardhje përfaqësuesve mysliman në forum, si dhe i falënderoi ata për kontributin që po japin në ndërtimin e paqes, harmonisë, bashkëjetesës e tolerancës mes popujve dhe feve.

“Papa, në veçanti çmoi lartë kontributin e prijësve mysliman që po japin në këtë forum të përbashkët i cili ka për diskutim temën , “Të punojmë së bashku për tu shërbyer të tjerëve.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në fjalën e tij falënderoi Papën për kontributin dhe kujdesin e Papës dhe Vatikanit për Kosovën. Myftiu i potencoi Papës nderin që i ka bërë kombit shqiptar me rastin e vizitës së tij në Shqipëri. Me këtë rast Myftiu Tërnava, Papës i dhuroi Monografinë e xhamive të shkatërruara gjatë luftës së fundit në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: