E Edhe Angela Martini komenton takimin teatral të Ramës dhe Vuçiç
Ne një status në rrjetin social facebook, modelja Angela Martini ka shprehur mendimin e saj për takimin mes kryeministrave Rama-Vuçiç.
Angela shkruan në anglisht se kur ka parë në televizor konferencën për shtyp, arriti të dallonte qartë se kush nga të dy Kryeministrat kishte të drejtë, ishte i ftohtë dhe i sigurt, për të veçuar tjetrin , në panik dhe duke u munduar të mbrojë të pavertetën.
Modelja shqiptare e cila njihet më shumë për fotot e saj nudo nëpër rrjetet sociale dhe revista të ndryshme kësaj herë shprehu mendimin e saj edhe për politikën.