Këngëtarja me origjinë Shqiptare, Rita Ora ka bërë një postim në rrjetin social Instagram.
Ajo ka postuar një fotografi të shkëputur nga tepihu i kuq në evenimentin “Video Music Award”, ku Rita ka shkëlqyer në një fustan të kuq tejet glamuroz.
Sot gjatë ditës Rita ka kujtuar atë ditë dhe ka treguar edhe një gjë që ishte përfolur shumë atë kohë, kështu duke thënë në mbishkrimin e fotografisë, “That time I didn’t wear any underwear on the red carpet lol”, “Atë kohë unë nuk kam pasur veshur të brendshme në tepihun e kuq, lol”, raporton Indeksonline.
Ora kohët e fundit është duke bërë të pamundurën për të shpërthyer në tregun Amerikan, pasi që ende nuk e ka prekur atë ndjenjë. Gjithashtu Rita shumë shpejt pritet që ta publikoj këngën e saj më të re e për këtë gjë ajo ka treguar vetë në rrjetin social Twitter.
Në linkun më poshtë mund ta ndiqni këngën “Shine ya light”. /Indeksonline/