PDK po e humb dinjitetin

Nga: Burim Xhemajli

fotoBerat Buzhala ka thënë se qeverisja e dobët e treguar viteve të fundit nga PDK dhe prurjet e reja në këtë parti, e kanë shtyrë atë që të kritikonte haptas partinë e Hashim Thaçit. Ai vlerëson se kjo parti po e humb dinjitetin, ndërsa ka shtuar se pakënaqësinë me të madhe në PDK e ka me liderin e kësaj partie Hashim Thaçin. Ish-deputeti i PDK-së ka mohuar se e mbështet partinë Nisma për Kosovën, ndërsa ka thënë se ka raporte miqësore me kryetarin e kësaj partie, Fatmir Limajn. 

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Berat Buzhala, vlerëson se kjo parti po e humb dinjitetin. Sipas tij, është për keqardhje vardisja që liderët e PDK-së po u bëjnë partive rivale përmes ofertave të ndryshme. “PDK ka shumë nevojë për të reflektuar, sidomos për qeverisjen e keqe në mandatin e dytë. E posaçërisht shkatërrimi total i shëndetësisë, e pothuajse edhe arsimit”, ka thënë Buzhala.
Në një intervistë për gazetën Tribuna, Buzhala ka thënë se qeverisja e dobët e treguar viteve të fundit nga PDK dhe prurjet e reja në këtë parti, e kanë shtyrë atë që të kritikonte haptas partinë e Hashim Thaçit. “Nuk është sekret të thuhet se ishte ofendim për mua që të qëndroja i heshtur kur PDK e shpërbleu me pozitën e nënkryetares së partisë, Margarita Kadriun. Por kjo nuk ishte arsyeja e vetme. E kam përsëritur, unë posaçërisht jam i dëshpëruar me një qeverisje nën nivel të treguar vitet e fundit. Kurse ilaçi për të shëruar një gjendje të tillë nuk besoj që është Kadriu…”, ka thënë Buzhala. Ai ka shtuar se pakënaqësinë me të madhe në PDK e ka me liderin e kësaj partie Hashim Thaçin.
Ish-deputeti i PDK-së ka mohuar se e mbështet partinë Nisma për Kosovën, ndërsa ka theksuar se ka raporte miqësore me kryetarin e kësaj partie, Fatmir Limajn. Ai pret që gjatë këtij muaji të formohet qeveria e re, ndërsa, mungesën në Këshillin Drejtues të PDK-së e arsyeton se kjo mbledhje nuk ishte thirrur për të reflektuar, por për t’u mobilizuar.

Tribuna: Pse nuk morët pjesë në takimin e Këshillit Drejtues të PDK-së?

Buzhala: Kjo është kohë militantësh partiakë. Nuk e besova që ishte klima e duhur për të qenë i pranishëm. Kurse dihej mirëfilli, që edhe mbledhja e Këshillit Drejtues nuk ishte thirrur për ‘të reflektuar’ por për t’u mobilizuar.

Tribuna: Si e shihni pozicionin e PDK-së pas zgjedhjeve?

Buzhala: Në momente të caktuara për keqardhje. Kjo sidomos, kur shoh krerët e partisë tek i vardisen partive rivale me ofertë, duke e ditur paraprakisht se kjo nuk do të funksionojë. Pra, PDK i ka fituar zgjedhjet, por po e humb dinjitetin. E kam thënë edhe më herët se, tash, kur pozita e kryeparlamentarit është siguruar, PDK do të përfitonte shumë që të mobilizohej si parti serioze në Kuvend, e ta lejonte bllokun ta bënte qeverinë. PDK ka shumë nevojë për të reflektuar, sidomos për qeverisjen e keqe në mandatin e dytë. E posaçërisht shkatërrimi total i shëndetësisë, e pothuajse edhe arsimit. Të mos flas këtu për rritjen e fundamentalizmit…

Tribuna: A janë prurjet e fundit në këtë pari, arsye pse ju jeni bërë kritik i PDK-së apo ka edhe arsye të tjera?

Buzhala: Nuk është sekret të thuhet se ishte ofendim për mua që të qëndroja i heshtur kur PDK e shpërbleu me pozitën e nënkryetares së partisë, Margarita Kadriun. Por kjo nuk ishte arsyeja e vetme. E kam përsëritur, unë posaçërisht jam i dëshpëruar me një qeverisje nën nivel të treguar vitet e fundit. Kurse ilaçi për të shëruar një gjendje të tillë nuk besoj që është Kadriu…

Tribuna: A janë pakënaqësitë tuaja me liderin apo me gjithë partinë?

Buzhala: Po besoj që është e qartë: përgjegjësitë e liderit janë shumë më të mëdha sesa të votuesve. Pra, po, pakënaqësia ime më e madhe është me kryetarin e PDK-së.

Tribuna: Çfarë raporti keni me Fatmir Limajn, a jeni duke e mbështetur atë dhe Nismën?

Buzhala: Nuk e mbështes aspak Nismën. Me Limajn raportet i kam miqësore.

Tribuna: Kur mendon se do të krijohet qeveria e ardhshme e Kosovës?

Buzhala: Pas reflektimit të Bllokut, po besoj që nuk ka asnjë arsye që qeveria të shtyhet përtej muajit nëntor.

Tribuna: Pse mendoni se ka ndodhur gjithë kjo krizë politike?

Buzhala: Sepse jemi shtet shumë i ri, dhe nuk e kemi eksploatuar Kushtetutën deri në fund. Shto këtu edhe mendësinë primitive të liderëve politikë…

Tribuna: A i shihini zgjedhjet si dalje nga kjo krizë?

Buzhala: Përkundrazi, do ta eskalonin gjendjen politike në një masë shumë më të madhe.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: