Kalo te lënda

Bamieh: EULEX-i në stil të Millosheviqit

Nga: Nexhmije Ahmeti

fotoMaria Bamieh vendos të flasë prapë. Ish-prokurorja britanike e EULEX-it tashmë e suspenduar, të hënën ftoi mediat në një konferencë për media në zyrën e avokatit të saj Arianit Koci. E veshur me fustan të kuq, pallto të zezë dhe këpucë të zeza Bamieh dukej më e lodhur sesa që është parë më herët nëpër shumë seanca.

Ajo ishte prokurore në disa raste të mëdha siç është rasti Tolaj, Bllaca II, etj. Bamieh ka thënë se EULEX-i e ka sulmuar atë me metoda të stilit të Millosheviqit. Ajo ka treguar për akuzat dhe shpifjet që sipas i janë vënë pas publikimit të dyshimeve të forta për korrupsion në EULEX. “Më janë sulur dhe tani jam subjekt i një drejtësie të stilit të Milosheviqit”, ka thënë Bamieh, e cila më tej ka shtuar se EULEX me vite ka pasur më shumë rrjedhje të informatave sesa një shoshë…(Më gjerësisht në gazetën Tribuna)

Lini një koment