Vazhdojnë problemet për missat e Kosovës, sërish refuzohet viza
Miss Kosova 2014, Kaltrina Neziri nuk do të marrë pjesë në Miss Earth 2014, dhe kjo për shkak të problemeve me dokumentacionin.
Bukuroshja kosovare ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook se ajo nuk do të jetë pjesë e Miss Earth që mbahet në Filipine.
Shkak për këtë mos pjesëmarrje është mos konfirmimi i dhe mos dhënia e vizës për bukuroshen tonë, e cila kështu s’do të përfaqësojë vendin tonë në Filipine.
“Me keq ardhje ju njoftoj se për shkak të vizës nuk kam mundësi të udhëtoj për në Filipine të përfaqësoj Kosovën në Miss Eardh 2014, më vjen shumë keq që bashkë me ju jetojmë në një shtet të tillë. Turp”, ka shkruar Kaltrina në Facebook.
Më parë edhe Marigona Dragusha nuk ka mundur të përfaqësojë vendin tonë në Miss Eardh që u mbajt në Rusi vite më parë, kjo për shkak të mos dhënies së vizës. E këto probleme si duket nuk po ndalen e po dëmtojnë edhe industrinë e bukurisë !